
Ish-futbollisti i njohur, Andrea Pirlo ka botuar një libër, ku flet për të shkuarën e tij. Libri i titulluar "Mendoj, pastaj luaj", flet për shumë histori personale të futbollistit në momente të ndryshme të jetës.
Në libër, Pirlo flet dhe për Genaro Gattuson, për të cilin thotë që i ngulte pirunë lojtarëve të Kombëtares, në shaka e sipër.
"Shpesh e ngacmonim Gattuson, të gjithë bëheshim bashkë dhe i bënim shaka.
Gattuso kapte pirunët dhe na i ngulte në trup. Shumë prej nesh humbisnin takime për shkak të Genaros, i cili na dëmtonte me pirunë në muksuj", shkruan në librin e tij Pirlo.
Kujtojmë që Pirlo u largua nga futbolli i luajur pak muaj më parë, ndërsa në karrierën e tij, ai ka luajtur për disa nga klubet më të mëdha europiane./Newpsort.al