
Aljon Damini
Aljon Damini ka nisur një aventurë të re në karrierën e tij futbollistike. 19-vjeçari është transferuar te skuadra e Floriana. Ekip ky që luan në Premier League malteze.
Lajmin e ka bërë të ditur vetëm klubi i Floriana në rrjetet sociale. Maltezët i urojnë suksese ish-it të Teutës në fushën e lojës. Vlen të theksohet se Floriana është “armiku” i Orges Shehit.
Kjo pasi maltezët eliminuan Ballkanin nga Champions League që në raundin e parë të këtij turneu.
Poll