
Xherdan Shaqiri
Rikthimi në “shtëpi” i Xherdan Shaqirit te Baseli, i ka kthyer lavdinë ekipit kuqeblu, duke marrë “fronin” në Superligën zviceriane pas diktatit të Young Boys në vitet pararendëse. Jo vetëm kaq.
Shaqiri rezultoi protagonisti absolut me 18 gola dhe 21 asiste në edicionin 2024-2025, ku së fundmi ka marrë edhe trofeun e golashënuesit më të mirë.
33-vjeçari erdhi nga skuadra e Chicago te Baseli me një qëllim, rikthimin te titulli në tokën helvete pas 8 vitesh pritje. Fakti që ai zotëron shiritin e kapitenit në ekipin e drejtuar nga Ludovic Magnin, është shenjë se eksperienca dhe aftësia e Shaqirit janë ende të vlefshme për të ndryshuar fatet e ndeshjeve.
Poll