
PSG ka vendosur të aktivizojë klauzolën e lirimit prej 50 milionë eurosh në kontratën e Ousmane Dembele me Barcelonën. Sipas RMC Sport, kampionët e Ligue 1 duan të nënshkruajnë sa më shpejt që të jetë e mundur me francezin përpara se klauzola e lirimit të rritet në 100 milionë euro pas 31 korrikut.
Parisienët janë gati të paguajnë shumën e plotë megjithatë, mësohet se vetëm gjysma do të shkonte në arkën e Barcelonës, ndërsa pjesa e mbetur do t'i paguante lojtarit dhe agjentëve të tij.
Dembele është i hapur për lëvizje pasi atij i ofrohet një kontratë 5-vjeçare dhe diskutimet mbi kushtet personale janë në një fazë të avancuar. Ai është i admiruar nga trajneri i ri Luis Enrique. Dembele do të ishte zëvëndësuesi ideal i Kylian Mbappe, francez, i ri, i shpejtë, driblues dhe mund të luaj në të dy krahët e sulmit.