
Revolucioni i Chelsea po vazhdon. Pas “heqjes qafe” të shumicës së tepricave dhe mirëseardhjes së Christopher Nkunkut dhe Nicolas Jackson, klubi londinez është gati të ndjekë një objektiv të ri.
Sipas informacioneve të raportuara nga Football London, blutë duan të rrëmbejnë një nga protagonistët në sezonin e fundit. Bëhet fjalë për mesfushorin me tipare mbrojtëse të Brighton, Moises Caicedo.
Londinezët janë gati të bëjnë çmenduri. Chelsea ka gati ofertën që pritet të tundojë skuadrën e Brighton. Chelsea pritet të ofrojë plot 100 milionë euro për të siguruar shërbimet e mesfushorit në këtë sesion merkatoje.
Poll