Milan nuk po kalon një moment aspak të mirë në Serie A, ku kanë humbur shijen e fitores prej 4 javësh. Aktualisht në kampionat renditen në vendin e 6-të me 38 pikë, jashtë zonës Champions, për të mos folur më pas për Napolin.
Një lajm shumë i mirë për Stefano Piolin është rikthimi i liderit të ekipit nga dëmtimi. Zlatan Ibrahimovic do të jetë gati më në fund për kuqezinjtë në ndeshjet e mbetura të sezonit, raporton Corriere della Sera.
Sulmuesi suedez rikthehet nga dëmtimi pas një periudhe të gjatë dhe pritet të zbresë në fushën e lojës të premten ndaj Torinos. Sipas stafit mjekësor të Milanit, 41-vjeçari ka 10-15 minuta në këmbët e tij.
Poll