
Mancheshter United kërkon me çdo kusht Raphael Varane. "Djajtë e kuq" duan të përforcojnë repartin e mbrojtjes dhe emri i parë në listën e drejtuesve është lojtari i Real Madrid.
Kampioni i botës me Francën ka pranuar ofertë e Man United dhe dëshiron të luajë në Premier League, ndërsa pak ditë më parë ka patur kontakte zyrtare mes dy klubeve.
Në ditët në vijim, United do të bëjë një ofertë zyrtare për lojtarin, ndërsa Real Madrid pop ret rikthimin e Varane nga pushimet për të vendosur më pas të ardhmen. Nëse arrihet akordi mes dy ekipeve, mbrojtësi do të firmosë një kontratë deri në 2026 me Man United.
Poll