
Është mbyllur në mënyrë spektakolare gara e Çmimit të Madh të Formula 1 e zhvilluar ditën e sotme në Francë. I pari në këtë garë u nis Max Verstappen që dje fitoi "Pole Position", ndërsa në vendin e dytë Hamilton.
Gara ka qenë mjaft e luftuar nga të dy pilotët dhe kampion I botës në fuqi, Hamilton po udhëhiqte garë, por dy xhiro nga fundi, Verstappen bën mrekullinë duke e parakaluar dhë në fund arrin të dalë në vendin e parë. Një fitore spektakolare e Verstappen që "tregon muskujt" ndaj britanikut Hamilton dhe merr kështu trofeun e çmimit të madh të Francës. Në vend të dytë u rendit Hamilton, ndërsa në të 3-të Perez, kur Ferrari vazhdon të zhgënjejë.
Poll