“Rally Princess Albania” ka hapur regjistrimet për garën me makina mes vajzave, që nis më 30 prill dhe mbyllet në Tiranë më 2 maj. Regjistrimet mbyllen më 29 prill ora 23:59 në eventin e organizuar nga Federata e Motoçiklizmit Shqiptar.
Dita e parë ka si destinacion Tiranë-Janinë, e dyta Janinë-Vlorë dhe e treta Vlorë-Tiranë. Sigurisht që kjo është një garë e veçantë për vetë faktin që zhvillohet mes vajzave, që nuk i ndjejnë paragjykimet në timon. Vendi i parë fiton “Princesha e Timonit 2022” dhe çdo vajzë ka dëshirë të jetë princeshë. Linku ku mund të regjistroheni: https://www.webscorer.com/register?pid=1&raceid=273202
