Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

"Gara rinis më 6 qershor", arbitri shqiptar i FIBA-s: Masa rigoroze, ambientimi nuk është i vështirë

Shkruar nga NEWSPORT
"Gara rinis më 6 qershor", arbitri shqiptar i FIBA-s: Masa

Gentian Cici, arbitri i basketbollit në kampionatin gjerman si dhe pjesë e FIBA-s ka folur në Fan Zone sa i takon masave që do ndërmeren në Europë dhe konkretisht në Gjermani, për rinisjen e garës së basketbollit në 6 qershor.

Cici, prej muajsh tanimë është pjesë e kampionatit gjerman, ndërsa tregon masat rigoroze që shteti europian ka ndërmarrë për rinisjen e garës.

"I kam bërë kërkesë kampionatit gjerman dhe qysh prej atij momenti jam pjesë e tyre si edhe i FIBA-s. Ambientimi në Gjermani nuk është i vështirë.
Basketbolli kur rinis? Futbolli ka nisur prej 1 jave ndërsa basketbolli në 6 qershor. Eshtë ndër vendet e para ku rinis ky sport. Do jetë turne me 10 ekipe dhe zhvillohet në Mynih për arsye sigurie. Janë 12 arbitra, mes tyre edhe unë".

Luhet në ambiente të hapura apo jo? E mira do ishte që ndeshjet të vendosen në parket. Procedura është rigoroze sa i takon higjienës. Unë duheta të udhëtoj nga Hamburgu në Myhih edhe duke iu nënshtruar testeve. Një kat i hotelit është vetëm për gjyqtarët dhe nuk do kemi kontakte. Nuk do jesh pjesë e vazhdimësisë nëse ke një shenjë", përfundoi Cici.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga