Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Gara për titull në Shqipëri nuk është asgjë, 9 skuadra për vendin e parë në Kili

Shkruar nga NEWSPORT

Këtë sezon po shohim diçka të rrallë në Shqipëri: 3 skuadra për titull, “rrotë më rrotë”, kur kanë mbetur vetëm pak ndeshje nga përfundimi i sezonit. Kukësi, Partizani apo Skënderbeu? Ende askush nuk e thotë dot me siguri dhe pa tifozllëk.

Megjithatë, këtë sezon ekziston një kampionat që shkon në kufijtë e absurdit, kur bëhet fjalë për garën për titull.Në Kili po luhet kampionati Clausura në Primera: kampionati ndahet në dy mini-kampionate, Apertura e Clausura, me kampionin e secilit prej tyre që shkon në Libertadores, ekuivalenti i Champions League në Europë.

Kanë mbetur vetëm 3 javë nga përfundimi (16 skuadra, 15 javë kampionat, jo vajtje-ardhje si te ne) dhe renditja është e pabesueshme: Kolo-Kolo kryeson me 22 pikë,ndërsa Audaks Italiano i vendit të nëntë ka 18 pikë!

Plot 9 skuadra në garë për titull, ndërsa nuk po i japim asnjë shans Deportes Temukos, që ka 17 pikë…

Aq i madh është rivaliteti në krye, saqë Kolo-Kolo kryesues dhe Deportes Ikike i vendit të dytë kanë fituar vetëm një nga 6 ndeshjet e fundit!

Kush e merr titullin? Do të vendoset në minutat e fundit të sezonit!

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga