Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Galtier konfirmon, ylli brazilian do të mungojë ndaj Bayernit

Shkruar nga NEWSPORT
Galtier konfirmon, ylli brazilian do të mungojë ndaj Bayernit

Christophe Galtier foli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Nantes. Nuk do të ketë në dispozicion Hakimi, Neymar dhe Renato Sanches për këtë sfidë. Tekniku nuk ka shpresa se braziliani Neymar do të jetë i gatshëm për takimin me Bayern të mërkurën e ardhshme.

"Ne nuk do ta kemi Neyn në dispozicion në dy ndeshjet e ardhshme. Me mungesën e tij, ne do të luajmë me dy sulmues. Nuk është një mungesë e parëndësishme, për ne është e rëndë”.

Për Sergio Ramos: "Ai është një lojtar i nivelit më të lartë, ai është shembulli në dhomën e zhveshjes për sa i përket profesionistëve. Ai po bën mirë dhe çdo ditë na jep atë që presim prej tij."

Rasti-Hakimi: "Ai është stërvitur individualisht 48 orë më parë për shkak të një dëmtimi muskulor që mbart që nga Kupa e Botës. Qëllimi është që ai të jetë në dispozicion për ndeshjen kundër Bayernit. Nuk do t'i përgjigjem asnjë pyetjeje jo sportive për të", ka përfunduar Galtier.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga