
Me një mendje në Champions League te ndeshja e kthimit përballë Bayern Munchen, Real Madrid arrin të triumfojë pa ndonjë sforco të madhe në kampionat përballë Leganes. Madrilenët në një takim ku mungonin: Navas, Carvajal, Marcelo, Ramos, Ronaldo, Isco apo edhe Modric dhe Kroos arrijnë të fitojnë 2-1.
Ishin golat e Bale dhe Mayroal në pjesën e parë që vendosën fitoren e të besuarve të Zidane. Në pjesën e dytë ritmi u ul disi nga 'galacticos' dhe kjo bëri që të pësonin një gol nga Brasanac. Kjo ishte një fitore më shumë për të ruajtur ritmin përpara ndeshjes me bavarezët pasi tashmë fatet në kampionat janë vulosur për ekipin 'merengues'.
Poll