Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Gafa epike nga klubi i Superiores, e prezantoi para disa orësh trajnerin e ri dhe më pas… i ngatërroi emrin

Shkruar nga Saimir MBËRSI
Gafa epike nga klubi i Superiores, e prezantoi para disa orësh trajnerin e
Abissnet Superiore

Para disa orësh, klubi i Laçit prezantoi trajnerin e ri, i cili është Qatip Osmani. Po ashtu janë bërë publik edhe emrat e ndihmësve në stafin e trajnerit.

Por ajo që ka habitur më shumë, përkon me postimin e Laçit, teksa tregon stërvitjen e parë me trajnerin e ri. Në përshkrim, emri i “timonierit” rezultoi i shkruar gabimisht, jo Qatip Osmani, por Osman Qatipi.

Ky lapsus që në prezantim ka befasuar jo pak, aq më tepër kur flasim për një ekip i cili do të militojë në Superiore këtë edicion të ri.

Gafa epike nga klubi i Superiores, e prezantoi para disa orësh trajnerin e
Postimi i klubit të Laçit

 

 

Poll

Lexo gjithashtu