
Tashmë nuk ka më dilema, pasi stafi teknik i Kukësit ka vendosur se cili do të jetë futbollisti i fundit, që do t’i shtohet listës së federimeve për ndeshjen me Rudarin në Europa League. Trajneri Hasan Lika vendos për Gentian Muçën, i huazuar nga Tirana, nga ku ka marrë edhe dokumentacionin përkatës, kështu që Kukësi do të ketë një “armë” më shumë në mbrojtje të enjten ndaj malazezëve. Rregullorja lejon që një lojtar të federohet pas dorëzimit të listës dhe kështu Muça bëhet “kuksian” 24 orë para sfidës së “Elbasan Arenës”.
Poll