Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Futbollisti i Superligës gjuan me kokë kundërshtarin, federata merr vendimin e rëndë për të

Shkruar nga NEWSPORT
Futbollisti i Superligës gjuan me kokë kundërshtarin, federata

Futbollisti i Gjilanit, Gëzim Rusi, vazhdon të bëjë sjellje jo-sportive në fushat e futbollit.

Pas goditjes që për pak e la pa syrin e djathtë Memajn e Lirisë në sezonin e kaluar, ai ka bërë një tjetër gjest të turpshëm.

Sulmuesi i gjilanasve, ka goditur me kokë pa top një futbollist kundërshtar të Vëllaznimit.

Për këtë arsye, ai është dënuar me 3 muaj nga FFK. Në këtë mënyrë, Rusi e humb sezonin e dimrit.

“Gëzim Rusi, Lojtar i klubit të futbollit “ GJILANI “ nga Gjilani , me numër të fanelës sportive 10 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të kartelës ID – 000531M94, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave ( goditje e lojtarit kundërshtar kur ky nuk posedonte topin ) në ndehjen e javës së katërt ( IV ) të ValaSuperligës së Kosovës.

Dënohet – Me ndalesë loje në kohëzgjatje për 3 ( tre ) muaj të radhës për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 43 paragrafi 1 pika 1″, shkruan FFK.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga