Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Futbollisti i Liverpool nderohet nga BBC, merr çmimin "lojtari i vitit"

Shkruar nga NEWSPORT

Paraqitjet e shkëlqyera me Liverpool këtë sezon ku numëron edhe 13 gola të shënuar në kampionat dhe jo vetëm kanë bërë që Mohamed Salah të nderohet nga BBC me çmimin "lojtari afrikan i vitit". Ky çmim shkon për sulmuesin egjiptian pas një sezoni për tu mbajtur mend nga ai. Performacnat me Romën, kombëtaren e Egjiptit por edhe tani me Liverpoolin i japin atij çmimin prestigjoz.

Salah në fjalën e tij u duk i emocionuar nga një çmim i tillë: "Jam shumë i lumtur që kam fituar një çmim të tillë. Është gjithmonë diçka speciale kur fiton një çmim. Kam bërë një vit shumë të mirë dhe për këtë jam i lumtur". Në garën për çmimin Salah ka lënë pas lojtarë të tjerë të njohur si Aubameyang, Keita, Moses apo edhe shokun e tij të ekipit Mane.

 

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga