
Aleix Vidal do të largohet nga Barcelona. Mbrojtësi i djathtë nuk ka gjetur shumë hapësira te katalanasit dhe pritet të transferohet te Sevilla.
Sipas së përditshmes katalanase "Sport", ekipi i Sevillas ka nevojë për një lojtar të djathtë në prapavijë dhe tashmë me futbollistin e Barcelonës kanë nisur tratativat.
Kujtojmë që Vidal ka qenë më parë pjesë e skuadrës së Jorge Sampaoli në sezonin 2014-2015 dhe tashmë pritet t'i bashkohet sërish.
Poll