
Futbolli shqiptar merr një lajm të hidhur teksa mësohet se ish-futbollisti i Skënderbeut, Daniel Xhemo është ndarë nga jeta. Lajmi ne bën të ditur vetë klubi korçar me një postim në faqen zyrtare në rrjete sociale.
Shkaku i vdekjes vjen si pasojë e problemeve kardiake, siç njofton klubi. Xhema mbajti veshur fanellën bardhekuqe për një dekadë në vitet 1975-1985.
-POSTIMI I SKËNDERBEUT-
“Lamtumirë Daniel Xhemo! Ndahet nga jeta si pasojë e problemeve kardiake, futbollisti i njohur i Skënderbeut i viteve 1975-1985 Daniel Xhemo. Me humbjen e Xhemos futbolli korçar ka humbur një pjesë të historisë së Skënderbeut ashtu si dhe shokët që humbën kolegun e tyre profesionist e familjarët njeriun e tyre të mirë. Do na mungosh!”
Redaksia e Newsport.al i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit për këtë humbje të madhe.