Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Futbolli në zi, ndahet nga jeta në moshën 73-vjeçare ish-portieri i njohur

Shkruar nga NEWSPORT
Futbolli në zi, ndahet nga jeta në moshën 73-vjeçare
Futbolli shqiptar ka marrë një lajm të trishtë, teksa është bërë me dije ndarja nga jeta e ish-portierit të njohur, Apostol Fështi. Ish-portieri legjendar ka mbajtur prej vitesh veshur fanelën e ekipeve si Erzeni, Lokomativa dhe Besa, duke dhënë kontributin e tij në futbollin shqiptarë. Lajmi është bërë i ditur na familjarë të Toles, siç të gjithë në Durrës e Shijak e njihnin. Te Besa ka arritur të  luante në Kupën Ballkanike dhe në Kupën e Kupave të Europës.  Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, klubi i Teutës u shpreh ngushëllime familjarëve të Toles. “Me hidhërim të thellë mësuam lajmin e ndarjes nga jeta të ish-portierit z Apostol Fështi. Ish portieri legjendar i ekipeve të futbollit Erzeni, Lokomotiva dhe Besa. Ai e ka veshur plot pasion fanelën e ekipive nder vitet ku u aktivizua me një brez të ndritur lojtarësh. Me këtë rast i përcjellim familjes së tij në emrin të KF Teuta ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut të tyre më të dashur. Shpirti i tij u prehtë në paqe!”, ka shkruar klubi durrsak.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga