Futbolli maqedonas në zi pasi mësohet se është ndarë nga jeta në moshën 34-vjeçare, Ivan Celikoviç. Ish lojtari i Shkëndijës së Tetovës ka tronditur mbarë opinionin publik, teksa lajmi është bërë me dije edhe nga klubi tetovar.
Nuk dihet arsyeja e ndarjes nga jeta në mënyrë të parakohshme, të Celikovic, megjithatë Shkëndija e Tetovës ka vendosur t’i jetë pranë familjarëve në këto ditë të vështira. Në njoftimin e bërë në kanalin zyrtar të klubit tetovar thuhej:
“Përcjellim me pikëllim lajmin e ndarjes nga jeta të dy ish-anëtarëve të Shkëndijës, Haqim Memedi (70 vjeç) dhe Ivan Çelikoviç (34 vjeç). Ngushëllojmë familjet Memedi dhe Çelikoviq për humbjet e tyre të dhimbshme. Të dy do të mbeten gjithmonë në kujtesën tonë. Faleminderit për kontributin dhe pasionin që sollën në dy periudha të ndryshme në klub. Qofshin të qetë në paqen e përjetshme”.