Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

"Fundi i një epoke", kapiteni kryeqytetas lajmëron largimin

Shkruar nga NEWSPORT

Pas Xavi Hernandes, një tjetër ikonë e futbollit europian dhe jo vetëm është shumë pranë pensionimit. Bëhet fjalë për mesfushorin dhe kapitenin e Romës, Daniele De Rossi.

Lajmi është konfirmuar nga vetë faqja zyrtare në internet e Romës, që zbulon te takimi i fundit i Rossit me fanellën verdhekuqe do të jetë më 26 maj kundër Parmës.

"Për 18 vjet, Daniele ishte zemra rrahëse e AS Roma. Ajo e ka mishëruar lojtarin në fushë me krenari, duke e formuar dhe e shndërruar në një nga mesfushorët më të mirë të Evropës, duke filluar nga debutimi i tij në vitin 2001 derisa ai mori shiritin e kapitenit Ne të gjithë do ta duartrokasim kur ai të vesh për herë të fundit fanellën e Romës përballë Parmës. Ne e respektojmë vendimin e tij dhe besoj se ai do e vijoi karrierën duke tjetër. Dua të falënderoj Daniele për angazhimin e tij. Dyert e Romës gjithmonë do të mbeten të hapura për të me një rol të ri sa herë që ai vendos të kthehet".-mbyllet prononcimi i presidentit të kryeqytetasve, James Pallotta.

Nuk dihet ende e ardhmja e De Rossi, me 36 vjeçarin që pritet ta zbulojë sot në një konferencë shtypi të programuar për në orën 12:45.


Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga