
Bayern Munich duket se ka gjetur zëvendësuesit e dyshes shumë të rëndësishme Franck Ribery dhe Arjen Robben. Ato do të jenë respektivisht Nicolas Pepe i Lille dhe Leroy Sane i Manchester City.
Sot bavarezët kanë bërë lëvizjen përfundimtare për të dy lojtarët duke ofruar 90 milionë euro për anësorin gjerman dhe 75 milionë për atë nga Bregu i Fildishtë. Me këte goditje të dyfishtë bavarezët do të kishin një dy të rinj për t'u patur frikë dhe do të synonin triumfin në Champions League pasi në kampionatin gjerman kanë vite që e dominojnë.
Poll