Armando Broja mund ta nisë titullar ndeshjen e radhës, që Fulham do luajë në Premier League. Të shtunën ata presin Aston Villan, me sfidën që merr jetë në 16:00.
Ky mund të jetë dhe takimi i parë, që Broja do zbresë si titullar. Kjo pasi në 2 ndeshjet e mëparshme ka marrë rreth 15 minuta.
Vetë klauzola e huazimit nga Chelsea, detyron Fulham të paguajë 4 milionë paund në rast se Broja nuk fillon 10 ndeshje si titullar. Duke qenë se do luhet ndeshja për javën e 25-të, koha nuk premton.
Kështu dhe gjiganti i Kombëtares shqiptare do të ketë më shumë minuta në dispozicion. Kjo ishte çfarë i mungonte te Chelsea dhe arsyeja e largimit si huazim në janar.
Poll