
Lajmi i “The Telegraph” mbi situatën e Armando Brojës dhe Fulham ka ngritur shumë shqetësime, jo vetëm te sulmuesi, por rrjedhimisht edhe te Kombëtarja shqiptare. Fulham ka vendosur të mos blejë kartonin e Brojës i cili do të kthehet te Chelsea në verë për të gjetur një aventurë tjetër.
Lexo edhe→ Fulham ‘djeg’ 4 milionë eurot, londinezët heqin dorë nga Armando Broja
Bazuar në këtë vendim, pritet që minutat që talenti shqiptar i kërkon aq shumë, të mos i jepen. Kjo do të prishte shumë planet e lojtarit, por edhe të Sylvinhos. Trajneri brazilian i Shqipërisë, ashtu si të gjithë ne, priste që Broja të merrte minutat e tij për t’u rikthyer në formën ideale para Europianit.
Nëse kjo nuk realizohet gjendja e sulmuesit do të mbetej një ‘pikëpyetje’ deri në qershor, atëherë kur do të luajmë dy miqësoret me Lihtenshtejn e Azerbajxhan, dy javë para nisjes së Euro 2024.
Vlerat dhe cilësitë e Brojës dihen, e pamë edhe ndaj Suedisë, por kur sheh një potencial kaq të madh të mos i jepet mundësia të shpërthej në fushën e lojës, është për të ardhur keq.