
Rikthimi i Fulham në Premier League pas disa sezonesh mungesë është shoqëruar edhe me shumë përforcime për klubin londinez. Andre Shyrle dhe Aleksandar Mitroviç janë dy nga emrat kryesorë të afruar në skuadër me qëllim një paraqitje sa më dinjitoze këtë sezon mes më të mirëve në ishull.
Por ndoshta fuqizimi më i madh ka ardhur nga jashtë fushe. Bëhet fjalë pikërisht për bashkëshorten e lojtarit të ardhur nga Beshiktash, Fabricio me 30-vjeçarin që u ble nga turqit për 8 milionë euro.
E natyrisht bashkë me të në Londër ka zbarkuar edhe Adriana Reveron, e cila ka qenë në të shkuarën përfaqësuesja e Spanjës në Miss Universe në vitet 2008 dhe 2010. 32-vjeçarja ka një trup të përkryer dhe një pamje shumë joshëse, e padyshim aq ka mjaftuar që tifozët jo vetëm të Fulham të marrosen pas saj.
[gallery columns="1" size="full" ids="264647,264648,264649"]
[gallery columns="1" size="full" ids="264645,264646"]