Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FSHF organizon për të dytin vit radhazi seleksionime në SHBA, si mund të bëheni pjesë

Shkruar nga NEWSPORT
FSHF organizon për të dytin vit radhazi seleksionime në SHBA, si

Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë për të dytin vit radhazi seleksionime me futbollistët shqiptarë të talentuar, të cilët jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada.

Seleksionimet do të zhvillohen në muajin maj 2024, në kompleksin “Hudson Sports Complex, Warwick NY” dhe do të jenë të fokusuara te lojtarët e vitlindjeve 2009-2010-2011, ndërsa është i hapur edhe për futbollistet vajza pa kufizime moshe.

Në seleksionimet me futbollistët shqiptarë të talentuar, të cilët jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada do të marrë pjesë edhe Drejtori Teknik i FSHF-së, Fulvio Pea, së bashku me trajnerët e ekipeve Kombëtare për këto mosha.

Seleksionimet kanë si qëllim evidentimin e talenteve të reja, por në të njëjtën kohë edhe për të parë nga afër progresin e lojtarëve që kanë spikatur në seleksionimet e vitit të kaluar të organizuar nga FSHF.

Për të marrë pjesë në seleksionime, të interesuarit duhet të dërgojnë disa të dhëna nëpërmjet adresës së e-mailit [email protected] ku të specifikojnë emrin, mbiemrin, datëlindjen, klubin ku aktivizohen, pozicionin e saktë në fushë, uebin zyrtar të klubit ku luajnë, pasaportën që zotërojnë dhe në të njëjtën kohë të dorëzojnë dhe një numër kontakti.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga