Frymojnë bashkimin Kombëtar, vjen urimi special nga Tifozat Kuq e Zi për Pavarësinë
Shkruar nga NEWSPORT
28 Nëntori është një datë e shënuar për të gjithë shqiptarët. Shqipëria ditën e sotme feston 111 vite krijimi i shtetit të pavarur. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë të pavarur.
Tifogrupi i kombëtares shqiptare “Tifozat Kuq e Zi” kanë uruar shqiptarët me rastin e 111 vjetorit të Pavarësisë përmes një postimi në “Facebook”.
“Në Vlonë më 15/28 të Vjeshtës së Tretë 1328/1912Pas fjalëvet që tha z. Kryetar Ismail Kemal beu, me të cilat tregoi rrezikun e math në të cilin ndodhet sot Shqipëria, të gjithë delegatët me një zâ venduan që Shqipëria më sot të bâhet në vehte, e lirë e e mosvarme”. ”, shkruajnë tifozët e kombëtares shqiptare.