
Kukësi ka zhvilluar seancën e sotme stërvitore, teksa ndodhet në Maqedoni duke kryer një fazë përgatitore. Lojtarët e skuadrës verilindore janë vënë menjëherë nën urdhrat e teknikut Gjoka. Ajo që bie në sy është pikërisht fryma e grupit, ku lojtarët duken më të motivuar dhe atmosfera e ngrohtë është ajo që mbizotëron mes tyre.
Që ditën e parë që është prezantuar, trajneri i ri Ernest Gjoka ka përveshur mëngët për të nisur nga puna menjëherë, me qëllim formimin e një grupi cilësor për sezonin e ri 2016-2017.
[gallery columns="1" size="full" ids="25290"]
Poll