
Francesco Acerbi u shpall i pafajshëm nga Komisioni i Disiplinës në Itali. Mbrojtësi i Interit u përfshi në një ngjarje të pakëndshme që bëri shumë bujë në Itali. Ai u akuzua nga lojtari i Napolit, Juan Jesus, për ofendime raciste në drejtim të tij.
Pas një jave shumë të ngarkuar ku u përjashtua edhe nga grumbullimi i Kombëtares, Acerbi ka vendosur më në fund të flasë pasi u shpall i pafajshëm.
“Më vjen keq, është një çështje në të cilën të gjithë kemi humbur. Kur u shpalla i pafajshëm, pashë që njerëzit përreth meje reagonin sikur isha liruar pas 10 vitesh burg. Shumë i lumtur që dola nga një situatë e tillë, ishin ditë shumë të vështira.”
Pse s’kam folur deri më sot?
Për shkak se kisha besim te drejtësia dhe nuk doja të rrezikoja të nxisja një bujë që tashmë ishte e madhe. Tani që ka një vendim, do të doja të them fjalën time, pa pasur absolutisht asgjë kundër Juan Jesus, në fakt është e kundërta sepse edhe mua më vjen shumë keq për të. Por nuk mund ta quash një person racist për një fjalë të keqkuptuar nën trysninë e lojës. Dhe nuk mund të vazhdosh ta bësh këtë edhe pasi të jem i pafajshëm.