Pas klubit të Elbasanit, një tjetër klubi i “Abissnet Superiore” ka reaguar mbi gjykimin dhe vendimet e arbitrave. Bylis ka publikuar në rrjetet sociale 7 video, ku sipas tyre, janë momente flagrante.
Këto episode janë shkëputur nga ndeshja me Teutën, të cilën ballshiotët e humbën me shifrat 2-1. Sipas klubi të Bylisit, këto vendime arbitrare kanë ndikuar në lojë dhe në rezultatin e ndeshjes.
POSTIMI:
7 nga episodet më flagrante të ndeshjes me Teutën!
Gjatë ndeshjes kundër Teutës, u shënuan disa vendime arbitrale të pashpjegueshme që ndikuan drejtpërdrejt në lojë dhe në rezultatin përfundimtar.
Më poshtë paraqesim 7 episode konkrete, me minutazh të saktë dhe përshkrim të detajuar:
0:53 – Vieira
Rasti 1 (Minuta 1)
Toli ndërhyn me intensitet të lartë dhe lojë të rrezikshme ndaj Pedros, duke e dëmtuar në gju. Mungon kartoni i verdhë; ndërhyrja është në kufijtë e kartonit të kuq.
3:58 – Marku
Rasti 2 (Minuta 3:57)
Rasti i goditjes nga këndi, nga e cila shënohet goli i barazimit nga Teuta. Vendimi paraprak mbetet i diskutueshëm dhe ndikon drejtpërdrejt në rezultat.
14:19 – Sulovari
Rasti 3 (Minuta 14)
Nuk akordohet faull për një ndërhyrje të qartë nga prapa ndaj lojtarit tonë.
20:49 – Marku
Rasti 4 (Minuta 20:49)
Ndërhyrje pa top, me taka lart nga Kotobelli. Rast i pastër për karton të verdhë, por pa asnjë ndëshkim (rasti i parë).
37:10 – Adeduro
Rasti 5 (Minuta 37:10)
Faull taktik nga ana e Kotobellit. Pamjet janë të qarta për karton të verdhë, por arbitri nuk reagon.
48:19 – Fokam
Rasti 6 (Minuta 48:19)
Ndërhyrje e rëndë, e dënueshme me karton të kuq. Nuk jepet as karton i verdhë dhe as faull. Sërish Kotobelli mbetet pa ndëshkim.
53:41 – Marku
Rasti 7 (Minuta 53:41)
Faulli nga i cili vjen goli i dytë i Teutës. Nga pamjet duket qartë se nuk ka asnjë kontakt; vendim i gabuar që ndikon drejtpërdrejt rezultatin.
View this post on Instagram
