
Në orën 20:00 do të luhet gjysmëfinalja e dytëe Kupës së Botës, ku franca dhe Maroku do të bëjnë llogaritë mes tyre për të siguruar finalen e 18 dhjetorit.
“Gjelat” nuk pritet të bëjnë ndryshime nga përballja me Anglinë, ndërsa në fushë do të hidhen të njëjtët lojtarë edhe ndaj Marokut.
E njëjta gjë nuk mund të thuhet për Marokun, që do të vuajë mungesën e disa lojtarëve për shkak dëmtimi dhe pezullimi. Nayef Aguerd do të mungojë në këtë takim për shkak dëmtimit, Romain Saiss mbetet në dyshim pasi ka probleme fizike, njëjtë edhe Noussair Mazraoui, ndërsa Ëalid Cheddira është i pezulluar.
Formacionet e mundshme:
Franca: Lloris, Hernandez, Upamecano, Varane, Kounde, Rabiot, Tchouameni, Mbappe, Dembele, Griezmann, Giroud.
Maroku: Bono, Attiat-Allah, Dari, Yamiq, Hakimi, Ounahi, Amrabat, Amallah, Boufal, Ziyech, En-Nesyri.