Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FOTOLAJM/ Përflitet te Tirana, Erjon Hoxhallari nis stërvitjen në kryeqytet

Shkruar nga NEWSPORT

Erion Hoxhallari ka nisur stërvitjen indivuale në kryeqytet. Një postim në rrjetet sociale të mbrojtësit të majtë, tregon çaste nga përgatitjet nën kujdesin e Roland Peqinit. Ai është kthyer nga Rumania dhe tanimë ka filluar të përgatitet individualisht. Emri i tij është përfolur te Tirana, megjithatë ende nuk ka asgjë zyrtare.

Nënkampionët e Shqipërisë janë në kërkim të një mbrojtësi të majtë për të plotësuar organikën, pozicion në të cilin gjendet vetëm Përgjoni. Pritet në orët në vazhdim për të mësuar nëse Hoxhallari do të kthehet në shtëpi do të preferojë një tjetër aventurë jashtë vendit.

Kujtojmë që mbrojtësi korçar u transferua te Uta Arad në merkaton e verës së shkuar. Ndërsa tashmë është mundësia që të rikthehet në Shqipëri. Në kryeqytet ka nisur përgatitjet nën urdhrat e trajnerit Roland Peqini.

[caption id="attachment_697342" align="alignnone" width="360"]Postimi i Hoxhallarit Postimi i Hoxhallarit[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga