Ylber Ramadani vijon ta ketë në zemrën e tij skuadrën e Partizanit. Mesfushori i njohur që tashmë është pjesë e rëndësishme e Kombëtares duket se ka konsideratë të madhe për ekipin që e bëri të njohur dhe e katapultoi në nivelet që tanimë luan. Klubi i kuq kishte bërë një postim ku krenohej me golat e Skukës dhe penalltinë e fituar nga Tedi Cara.
Ndërsa në sy bie komenti i Ylber Ramadanit. Potenti i mesfushës kuqezi kishte shkruar dy emoji zemra si për të treguar dashurinë që mbart për 16 herë kampionët e vendit. Kjo nuk është hera e parë sepse dhe në prononcimet e ndryshme ai gjithmonë është shprehur se në vendin tonë do të luante vetëm për Partizanin.
[caption id="attachment_668056" align="alignnone" width="683"] Komenti i Ramadanit[/caption]