Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

FOTOLAJM/ Nuk ka pushim për heronjtë kuqezi, Kristjan Asllani u “prin” në stërvitje

Shkruar nga NEWSPORT

Shqipëria barazoi mbrëmë 1-1 kundër Moldavisë, një sfidë e cila vendosi fatin e kualifikimit të kuqezinjve në EURO 2024. E ndërsa të gjithë ne jemi në festë, për trajnerin Sylvinho ka ende punë. Ky i fundit ka programuar një seancë stërvitore ditën e sotme, teksa lojtarët kuqezi i janë drejtuar shtëpisë së futbollit.

Neësport.al ka siguruar një foto të autobusit të ekipit tonë përfaqësues, ndërsa në vend të parë me shoferin qëndron Kristjan Asllani. Një nga lojtarët më të mirë të këtyre kualifikuesve duket se u prin përpara shokëve të tij për t’i dhënë “dorën e fundit” përgatitjeve për finalen festive të së hënës ndaj Ishujve Faroe.

Kujtojmë që kjo ndeshje është programuar të zhvillohet në datën 20 nëntor, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”, në kryeqytet.

[caption id="attachment_712762" align="alignnone" width="1536"]Lojtarët duke shkuar në stërvitje Lojtarët duke shkuar në stërvitje[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga