“Big Brother Vip” është një nga emisionet më të njekura në këtë muajt e fundit. Ndodhitë që kanë ndodhur brenda shtëpisë më të famshme kanë bërë që të përflitet gjatë e gjërë jashtë saj. Jo vetëm konkurentët janë në qendër të vëmendjen, por edhe familjarë dhe të afërm nga jeta e tyre.
Vëmendjes së njekësve nuk kishte si t’i shpëtonte edhe vajza e Josefina Topallit, Megi. Kjo e fundit është komentuar shpesh në rrjet për shkak të Luiz Ejllit, pasi në të kaluarën dyshja kanë qenë bashkë.
Pikërisht Megi është parë në rrugët e Milanos bashkë me moderatoren e njohur sportive, Cyndi Marina. Kjo e fundit duket se ka një marrëdhënie të mirë me familjen e partnerit, Genar Topalli. Modelja bashkë me kunatën, Megi kanë udhëtuar bashkë për në Itali, aty ku po ndjek nga afër sfilatat e brendeve të ndryshme të modës.
Megjithatë përveç punës, Cindy ka postuar edhe një foto krah Megit ku shihet se po e shijojnë këtë udhëtim në Milano.
[caption id="attachment_682246" align="alignnone" width="190"] Cyndi Marina me kunaten, Megi Topalli[/caption]