Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

FOTOLAJM/ Kushurira dhe kunati surprizojnë Gjimshitin pas ndeshjes, flamuri i veçantë që emocionoi kapitenin e Kombëtares

Shkruar nga NEWSPORT
FOTOLAJM/ Kushurira dhe kunati surprizojnë Gjimshitin pas ndeshjes, flamuri

Berat Gjimshiti ishte një nga më të mirët në fushë në ndeshjen Çeki – Shqipëri që përfundoi me rezultatin 1-1. Një takim i mrekullueshëm për kuqezinjtë tanë që u ndëshkuan vetëm nga një pakujdesi në prapavijë. Megjithatë, në aspektin personal, Gjimshiti ishte i jashtëzakonshëm me qetësinë dhe ndërhyrjet “kirurgjikale” duke ndërprerë aksione vërtetë premtuese.

Në dhomat e zhveshjes, atmosfera nuk ishte ashtu siç pritej, pasi kuqezinjtë tanë kishin pretenduar vërtetë fitoren. Edhe pse 1 pikë i shkon për shtat Kombëtares sonë, ky grup që luan në ligat më të forta të Europës, me sa duket do vetëm fitoren.

Pas takimit, jashtë stadiumit Gjimshitin e prisnin njerëzit e familjes. Kushurira e tij, Bleona bashkë me bashkëshortin, Rinorin mbanin në duar një flamur të madh ku shkruhej: Tërnoc i Madh. Pikërisht aty ku Gjimshiti ka rrënjët dhe mbarë shqiptaria është e lumtur që ka në gjirin e vet një lojtar dhe një djalosh të artë si Berati.

Siç shihet edhe në foto, me të drejtë të tre janë të lumtur dhe të qeshur. Me flamurin kuqezi që i rrethon dhe 1 pikë në “xhep”, tashmë Berati është i impenjuar vetëm te sfida e radhës. Shqipëria luan të dielën ndaj Polonisë, një ndeshje që do të tregojë vlerat e vërteta të kombëtares shqiptare.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga