Manchester United ëhstë ndeshur me Newcastle në një sfidë tepër të luftuar pasi disa episode shkaktuan një bujë të madhe. Rastet flagrante të cilat arbitri kryesor refuzoi t’i shkonte pas dëshirës dhe protestave të lojtarëve të United, ngjallën një reagim të madh në media.
Federata e Futbollit ka akuzuar klubin, pasi lojtarët e tyre rrethuan gjyqtarin Craig Pawson gjatë ndeshjes së së dielës kundër Neëcastle. Reagimet e tyre ishin shumë të ashpra, pasi Pawson anuloi një gol të Cristiano Ronaldos gjatë barazimit 0-0 në “Old Trafford”.
Gjyqtari e përfshiu incidentin në raportin e tij për ndeshjen. United "dështoi të sigurojë që lojtarët e tij të silleshin në një mënyrë të rregullt", ishte akuza e FA.
Reagimi i trjanerit të United, Ten Hag:
“Nuk kam një koment. E ndava atë me lojtarët. Të gjithë e kanë parë”.
Reagimi i trajnerit të Newcatle, Eddie Howe:
“Ishte e qartë se Fabian(mbrojtësi) nuk po e bënte goditjen dhe ai po e lejonte Nick(portieri) ta bënte atë. Nick priste të jepte goditjen e lirë. Ky do të kishte qenë një vendim shumë, shumë i vështirë për t'u gëlltitur nga ana jonë në qoftë se do ishte e kundërta. Ne jemi shembull për amatorët, për lojtarët e rinj dhe profesionistë, është mjaft e qartë dhe ne duhet të dimë rolin tonë".
Foto e akuzës, FA: