Shqipëria do të luajë sot kundër Çekisë në transfertë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e EURO 2024. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Sylvinho do të tentojnë të marrin maksimumin në një sfidë që luhet vetëm për pikë.
Bashkë me përfaqësuesen tonë, ka udhëtuar drejt Çekisë edhe presidenti i Tiranës, Refik Halili. Si pjesë e delegacionit kuqezi, ai nuk ka hezituar të takojë të gjithë futbollistët, veçanërisht ata që kanë kontribuar për ekipin bardheblu.
Së fundmi, është klubi i Tiranës që ka bërë një postim në kanalin zyrtar ku tregon pikërisht Halilin me Taulant Seferin dhe Ernest Muçin. Të dy ish pjesë e bardhebluve, ku spikatën veçanërisht në derbi kundër Partizanit, duke u bërë makth i të kuqve në përballjet që ofron Superliga.
[caption id="attachment_705515" align="alignnone" width="547"] *Postimi i klubit të Tiranës/ Muci, Halili dhe Seferi[/caption]