Ilirjan Përmeti në zi. Shefi i klubit të Skënderbeut ka bërë me dije se është ndarë nga jeta nëna e tij. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Përmeti lajmëron gjithë miqtë për këtë fatkeqësi në familjen e vet.
Të dashur miq,sot u nda nga jeta nëna ime e shtrenjtë. Nderimet e fundit do të bëhen me 25.10.2022 ne orën 12:00”, shkruan shefi i klubit i Skënderbeut në facebook-un e tij.
Prej shumë vitesh, pjesë e korçarëve, Përmeti ka dhënë kontributin e tij në arritjen e objektivave të klubit të Skënderbeut. Padyshim një nga njerëzit më të afërt të presidentit Ardjan Takaj që sot ka humbur nënën e tij. Stafi i redaksisë së Newsport.al i shpreh ngushëllimet e sinqerta.
[caption id="attachment_664274" align="alignnone" width="754"] Njoftimi i Përmetit[/caption]