FOTO + VIDEO/ Arabia Saudite feston ditën e krijimit, Cristiano RONALDO vishet si saudit dhe merr shpatën në dorë
Shkruar nga NEWSPORT
22 shkurti është një festë publike për Arabinë Saudite që kur mbretëria e saj u themelua në këtë ditë. Në veçanti, themelimi i Shtetit të Parë Saudit u bë më 22 shkurt në 1727 nga Imam Muhamed Bin Saud dhe çdo vit të gjithë sauditët e festojnë atë.
Këtë vit, në festime ka marrë pjesë edhe Cristiano Ronaldo. Superylli portugez nënshkroi kontratën me Al Nasr disa muaj më parë dhe është jo vetëm futbollist por edhe ambasador i mbretërisë. Kështu këtë vit ai festoi për herë të parë përvjetorin i veshur me kostume tradicionale dhe duke mbajtur një shpatë në dorë!