Milani do të luajë ditën e nesërme sfidën e radhës në kampionat ndaj Veronës. Kuqezinjtë pas barazimit ndaj Udinezes në shtëpi kërkojnë të rikthehen te fitorja për të mos humbur më shumë terren me Interin kryesues. Në faqen zyrtare, Milani ka zbuluar edhe listën e lojtarëve që trajneri Pioli ka grumbulluar për këtë takim.
Ajo që bie në sy janë mungesat e mëdha që kuqezinjtë kanë. Në sulm është vetëm një lojtar, Leoa dhe një nga akademia, Robak.
Bennacer, Calhanoglu, Ibrahimovic, Mandzukic e Rebic janë futbollistë që do të mungojnë te Milani për këtë ndeshje për shkak dëmtimi. 5 mungesa nga të cilët 4 prej tyre janë titullarë fiks në formacionin kuqezi pritet të ndikojnë jo pak në paraqitjen e skuadrës në fushë.
