Christopher Nkunku arriti të shënonte 2 gola në ndeshjen e fundit në Bundesliga ndaj Schalkes ku skuadra e Leipzig arriti të fitonte me rezultatin 4-2. Ky 2 golësh i realizuar nga ana e sulmuesit do të thotë se ka arritur të fitojë Këpucën e Artë të Bundesligës së bashku me Niclas Fullkrug.
Ky i fundit nuk arriti të shënonte në humbjen 1-0 të Werder Bremen në Union Berlin, që do të thotë se Nkunku dhe janë Fullkrug kurorëzuar golashënuesit e përbashkët.
Por ajo që mori vëmëndje ishte festimi i 25-vjeçarit francez. Gjatë golit të shënuar ai dërgojë një puthje dhe për mediat gjermane kjo ishte një sinjal për Chelsean ku pritet të transferohet në merkaton e verës.
[caption id="attachment_694346" align="alignnone" width="733"] Christopher Nkunku[/caption]