
Ben Azubel u largua nga Partizani pas mbylljes së fazës së dytë. Izraeliti arriti të shënonte vetëm një gol me fanellën e kuqe dhe kjo bëri që drejtuesit së bashku me lojtarin të ndërpritnin me konsensus bashkëpunimin.
Së fundmi ai është larguar me të dashurën e tij në Izrael, ku ka festuar edhe Vitin e Ri. Pikërisht për këtë festë, Azubel dhe e dashura e tij kanë zgjedhur të urojnë, por bashkangjitur fotove të tyre, nuk kanë harruar pozën pranë pemës në sheshin "Skënderbej". Siç duket Azubel nuk e harron Shqipërinë, pas një periudhe 6-mujore që qëndroi në kryeqytet.
[gallery columns="1" size="full" ids="70151"]
Poll