Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

FOTO/ U dhuroi Kupën e Botës, në Argjentinë surprizojnë MESSIN

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO/ U dhuroi Kupën e Botës, në Argjentinë surprizojnë
Argjentina arriti të ngrinte në qiellin e Katarit Kupën e Botës për herë të tretë në historinë e saj. Për Lionel Messin ky ishte trofeu i parë në karrierën e tij futbollistike në këtë turne. Padiskutim një arritje për “Pleshtin’ i cili udhëhoqi “Albiçelestët” drejt këtij triumfi. Si një Zot, argjentinasi po trajntohet në vendin e tij. Sulmuesi i PSG-së tashmë është ylli i nj ëmuraleje të re në Buenos Aires. Saktësisht muraleja është bërë në Palermo në një lagje, ku duket Messi gjatë festimeve pasi fituan Kupën e Botës. Messi ngriti trofeun i rrethuar nga shokët e tij të skuadrës pasi mposhtën Francën fundjavën e kaluar. Portieri Martinez, Paulo Dybala dhe Rodrigo de Paul janë paraqitur gjithashtu në imazhin mbresëlënës. “Kjo është mënyra ime për të thënë faleminderit. Është gjithashtu një dhuratë për njerëzit. Futbolli për popullin argjentinas është gjithmonë një gëzim dhe na lejon të kapërcejmë më mirë momentet e vështira. Ne pamë Argjentinën të bashkuar me miliona njerëz në rrugë… Ne jemi kampionë bote!”, deklaroi artisti Maximiliano Bagnasco sipas “AS”.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga