Takimi i Superligës së Greqisë mes Panetolikos dhe Olympiakos, i mbyllur me shifrat 0-2, ka sjellë shumë incidente mes tifozerisë dhe policësë.
Incidenti mes tifozëve të Olympiakos dhe policisë ka ndodhur në Agrinio para ndeshjes “kuq e bardhë” ndaj Panaitolikos.
Siç raportojnë mediat, tifozët e Olimpiakosit janë mbledhur në sheshin qendror të qytetit dhe kanë pritur orën 17:30 që të nisin marshim drejt stadiumit. Në të njëjtën kohë, një patrullë e madhe policie ndodhej në disa vende përgjatë rrugës dhe përreth stadiumit.
Në fakt, sipas raportimeve tifozët e Olympiacos kanë shkaktuar tension me autoritetet policore përpara se të hyjnë në portën e stadiumit. Tensioni ka zgjatur disa minuta ku ka pasur edhe hedhjen e gazit lotsjellës.
FOTO:
[caption id="attachment_664013" align="alignnone" width="418"] Momente gjatë ndeshjes[/caption]