Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

FOTO/ “Tifozët e trajtojnë Messin si Zot, CR7-tën si Mbret”, Raphinha shpërthen ndaj tifozëve të Brazilit për Neymarin

Shkruar nga NEWSPORT

Neymar është ylli i kombëtares së Brazilit, i cili për fat të keq u dëmtua në ndeshjen e parë ndaj Serbisë, duke u detyruar të lërë fushën e lojës, ndërsa rikthimi i tij pritet të ndodhë në ndeshjet mne eliminim direkt, nëse Brazili arrin këtëë fazë.

Në rrjetet sociale, sulmuesi i PSG-së është kritikuar shumë nga tifozët e Brazilit për dëmtimin, teksa në mbrotje të tij ka dalë Raphinha, i cili ka shpërthyer ndaj fansave, duke iu kujtuar atyre se si tifozët e Argjentinës trajtojnë Messin dhe ato të Portugalisë Ronaldon.

 “Tifozët e Argjentinës e trajtojnë Messin si Zot, tifozët e Portugalisë e trajtojnë Ronaldon si një mbret, ndërsa tifozët e Brazilit brohorasin që Neymar t’i thyejnë këmbën.

Sa e trishtueshme, gabimi më i madh në karrierën e Neymar është lindja në Brazil. Ky vend nuk e meriton talentin dhe futbollin e tij”, ka shkruar Raphinha në Instagram.

Brazili ndeshjen e dytë në këtë Botëror e luan ndaj Zvicrës të hënë e javës që po vije nga ora 17:00, dhe në rast të fitores, do ta kalonin grupin G.

[caption id="attachment_669008" align="alignnone" width="181"] Postimi i Raphines ne mbrotje te Neymar[/caption]

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga