Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

FOTO/ Thellohet edhe më shumë SKANDALI, Kombëtares së basketbollit i mbyllet sërish dera e "Feti Borovës"

Shkruar nga NEWSPORT

Endrit Hysenagolli është njëri nga basketbollistët më të suksesshëm të Shqipërisë në vitet e fundit duke koleksionuar një sërë trofesh me Tiranën, Kamzën dhe Teutën. Tashmë basketbollisti shqiptar vijon karrierën në Francë te skuadra e Ajaçios, ndërsa aktualisht është i grumbulluar me Kombëtaren për ndeshje eleminatore "EuroBasket 2021". Lojtarët shqiptar disa ditë më parë nuk u lejuan të stërviteshin në sallën olimpike "Feti Borova".

Edhe pse lajmi mori përmasa të mëdha dhe u cilësua si një skandal duke i mohur Kombëtares të stërvitet duket se kjo gjë nuk i ka bërë shumë përshtypje shtetit shqiptar apo Bashkisë së Tiranës. Ditën e sotme lojtarët nuk janë lejuar sërish për t'u stërvitur duke bërë që ky skandal të thellohet akoma më shumë. Lajmi e konfirmon basketbollisti i Kombëtares, Endrit Hysenagolli me anë të një postimi në faqen e tij në Facebook.

Tags:

SPORTMIX

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga