Turqia është tronditur orët e para të mëngjesit të ditës së sotme nga një tërmet i fuqishëm me magnitutë 7.4 Rihter. Ky tërmet ka shkaktuar qindra viktima dhe mijëra të plagosur.
Siç dihet tashmë kampionati turk ka në “gjirin” e tij shumë futbollistë me origjinë shqiptare, të cilët padiskutim janë shqetësuar për situatën e ndodhur.
Eduart Rroca është njëri prej lojtarëve shqiptar që luan me Istanbpluspor në Turqi, i cili ka bërë edhe një reagim në rrjetet sociale. Ish-futbollisti i Kukësit ka bërë ‘repost’ postimin e skuadrës së tij, ndërsa e ka shoqëruar edhe me emoin në simbolin e lutjes.
[caption id="attachment_679009" align="alignnone" width="173"] Postimi i Eduard Rroces ne 'Insta-story'[/caption]