Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

FOTO/ Taulanti dhe Amiri kundërshtarë në fushë, jashtë saj i 'bashkon' djaloshi i vogël shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO/ Taulanti dhe Amiri kundërshtarë në fushë, jashtë

Dikur luanin bashkë te Kombëtarja, por Taulant Xhaka vendosi të tërhiqej nga kuqezinjtë. Kontributi i tij te Shqipëria ka qenë padyshim i madh, veçanërisht në pjesëmarrjen në EURO 2016-të. Bashkë me të ka luajtur dhe Amir Abrashi. Shtatshkurtri i mesfushës vijon të jetë mjaft aktiv në përfaqësuesen tonë.

Si Xhaka ashtu dhe Abrashi luajnë në Zvicër, përkatësisht me Baselin dhe Grasshopers. Dhe për të shtuar “koloninë” e shqiptarëve në shtetin helvet, ka menduar dhe Drini Çaushi. Menaxheri i njohur që ka sjellë disa futbollistë në vendin tonë prej muajsh është zhvendosur përgjithmonë në Zvicër.

Sigurisht në një familje ku futbolli është pasion, Drini ka punuar menjëherë me të birin duke e çuar nëpër stadiume. E aty ku ndesheshin Taulanti me Amirin, padyshim që ishte dhe Davidi me babain, që në Shqipëri e njohin mirë. Pas sfidës, ai ka bërë nga një foto me secilin nga lojtarët, pjesë e kombëtares shqiptare.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga